Në takimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) të mbajtur me datën 16.12.2024 është miratuar Plani i punës së PZAP-it për vitin 2025. Plani Vjetor i Punës së PZAP-it për vitin 2025 është përgatitur në kuadër të kompetencave ligjore dhe planit strategjik të PZAP-it 2024 – 2027, i cili përmban objektiva e aktivitete të pritura dhe të matshme në aspektin kohor, përgjegjësit për kryerjen e tyre, si dhe mbikëqyrësit për implementimin e tij në praktikë.
Plani vjetor përmban 17 objektiva dhe 130 aktivitete, që përcaktojnë prioritetet e realizimit të punëve dhe detyrave të identifikuara përgjatë vitit 2025.
Për më tepër plani mund ta gjeni edhe në web faqen e PZAP-it: www.pzap-ks.org
Për më shumë, referojuni Planit Vjetor të PZAP-it për vitin 2025 në vegëzen: