Drejtori i Sekretariatit të PZAP-it
Sekretariati udhëhiqet nga Drejtori i Sekretariatit i cili ka mandatin e zyrtarit të nivelit të lartë drejtues dhe se detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Sekretariatit të PZAP-it, janë të përcaktuara në nenin 122 të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës
Drejtori i Sekretariatit të PZAP-it ka këto përgjegjësi kryesore:
- Të gjitha çështjet administrative të ndërlidhura me funksionimin e PZAP-së;
- Përgatitjen e paneleve të PZAP-së duke siguruar se i tërë materiali i nevojshëm është në dispozicion;
- Udhëheqjen e Sekretariatit dhe nxjerrjen e procedurave administrative për çfarëdo çështje që ka të bëjë me funksionet e PZAP;
- Udhëheqjen dhe organizimin e punës së Sekretariatit;
- Mbikëqyrjen e punës së zyrtarëve të Sekretariatit;
- Menaxhimin e buxhetit të Sekretariatit dhe është përgjegjës për mënyrën e shpenzimit të tij, në pajtim me legjislacionin përkatës;
- Nxjerrjen e vendimeve konform mandatit dhe kompetencave të Drejtorit të Sekretariatit;
- Hartimin dhe miratimin e planit vjetor të punës brenda mandatit të Sekretariatit;
- Kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tjera të përcaktuara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës lidhur me PZAP-në.
U.D i Drejtorit të PZAP-it: Mulë Desku
Tel: 03820081201
Email: Mul.Desku@pzap-ks.org
Adresa: Rr “Migjeni” p.n Prishtinë