- Çfarë është Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa?
PZAP është institucion i pavarur përgjegjës për të vendosur për ankesat dhe apelet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.
- Kush ka të drejtë të ankohet?
Të gjithë qytetarët me të drejtë vote, përfaqësuesit e subjekteve politike, anëtarët e Këshillave të Vendvotimit dhe vëzhguesit vendor kanë të drejtë të ankohen.
- Ku mund të gjej formularin e ankesave?
Formularët e PZAP-it mund t’i gjeni në qendra të votimit, në zyrat e PZAP-it, dhe në uebfaqe të PZAP-it (http://pzap.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/09/Formulari-i-Ankesave-Shqip-04042012.pdf). Nëse nuk keni qasje në asnjërën formë, atëherë ankesën mund ta shkruani edhe në një fletë të thjeshtë.
- Çfarë informata duhet të përfshihen në ankesë?
Në ankesë duhet të përfshini informatat në vijim:
- Emrin dhe kontaktet tuaja
- Përshkrimin e shkeljes së supozuar
- Datën
- Kohën
- Vendin e ngjarjes
- Emrin dhe kontaktet e personit që ka bërë shkeljen e supozuar (nëse është e mundur)
- Konfirmimin për vërtetësinë e ankesës, përmes nënshkrimit.
- Çfarë dëshmi duhet të përmbajë ankesa?
Një ankesë mund të përmbajë këto lloje të dëshmive:
- Dokument
- Fotografi
- Video inqizim
- Audio inqizim
- Emrin dhe kontaktet e dëshmitarëve (nëse ka), apo
- Dëshmi tjera.
- Kur duhet të dorëzoj ankesën?
Për ankesat lidhur me periudhën e fushatës: 48 orë nga koha e ngjarjes
Për ankesat lidhur me ditën e zgjedhjeve: 24 orë nga mbyllja e vendvotimeve
Për ankesat lidhur me Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve: 24 orë nga koha e ngjarjes.
Vetëm ankesat e dorëzuara brenda këtyre afateve do të konsiderohen.
- Ku duhet të dorëzoj ankesën?
Ankesën mund ta dorëzoni në kutinë postale apo në zyrën e PZAP-së, në këtë adresë:
Rr. “Migjeni” p.n. Prishtinë, Kosovë, 10000.
- Kur do të marrë përgjigje nga PZAP?
PZAP do të marrë vendim për ankesën tuaj brenda 72 orëve.
- Për çfarë ankesa mund të marrë vendime PZAP?
PZAP mund të vendos për ankesa lidhur me këto çështje:
- Nëse subjekti politik jep informata të pavërteta rreth përshtatshmërisë së kandidatëve
- Nëse subjekti politik shkelë Kodin e Mirësjelljes
- Nëse subjekti politik nuk dorëzon raportin për financa në KQZ, në afatin e paracaktuar kohor, ose nëse e dorëzon të paplotësuar ose të pasaktë
- Mosmarrëveshjet në lidhje me ngjarjet politike në vende publike
- Apel në lidhje me procedurat në vendvotim
- Nëse anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve të nominuar nga subjektet politike apo OJQ-të nuk i ndjekin trajnimet dhe nuk përmbushin detyrat e tyre në vendvotim siç udhëzohen nga Komisioni Komunal Zgjedhor
- Nëse subjekti politik nuk ka larguar materialet e fushatave apo është parë duke vendosur materiale në largësi prej 100m nga vendvotimi apo qendra e votimit, 24 orë para fillimit të votimit.
- Nëse ndonjë anëtar i Këshillit të Vendvotimit ka vërejtje rreth rezultateve të shënuara për vendvotim.
- Administrimi i procesit të numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)
- Personat të cilëve iu janë shkelur të drejtat në proces zgjedhor.
- PZAP mund të vendos për apelet në lidhje me këto çështje:
- Apel mbi vendimin e KQZ-së për refuzim të aplikacionit për certifikim të subjektit politik
- Apel mbi vendimin e KQZ-së për refuzimin e certifikimit të listës së kandidatëve të subjektit politik
- Apel mbi vendimin e KQZ-së për të refuzuar akreditimin e ndonjë personi apo organizate si vëzhgues në zgjedhje
- Apel në lidhje me pranimin apo refuzimin për të marrë pjesë si votues jashtë Kosovës
- Apel mbi vendimet e KQZ-së të përmendura në nenin 122 të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme.
- Si dënohen shkeljet në zgjedhje?
Shkeljet zgjedhore, si heqja, mbulimi apo dëmtimi i posterëve, çrregullimet në tubime të subjekteve tjera politike, apo premtimet për shpërblime financiare në këmbim të votës, dënohen me gjoba deri në 50,000 EUR.
Krimet në zgjedhje, si cenimi i të drejtës për të kandiduar apo votuar, kanosja e kandidatëve, keqpërdorimi i detyrës zyrtare, apo falsifikimi i rezultateve mund të dënohen me burg, duke filluar nga 6 muaj deri në 5 vjet.
- A kam të drejtë të ankohem mbi vendimet e PZAP-it?
Po, ju mund të ankoheni të Gjykata Supreme për rastet si në vijim:
– në rast se gjoba e shqiptuar nga PZAP-i është më e lartë se 5,000 €, ose
– në rast se çështja prek një të drejtë themelore.