Para fushata, afatet, rastet
Brenda njëzet e katër (24) orëve kundër vendimit të KQZ-së, lidhur me:
- refuzimin për certifikimin e listës së kandidatëve.
Brenda dyzet e tetë (48) orëve, mund të paraqitet ankesë për rastet si në vijim:
- personi që dëshiron të kundërshtojë një emër që mendon se nuk duhet të jetë në listën e votuesve;
- personi që edhe pas rishikimit nga KQZ-ja, nuk është përfshirë në listën e votuesve;
- aplikuesit jashtë Kosovës të cilit i është refuzuar kërkesa për tu regjistruar dhe përfshirë në listën e votueseve jashtë Kosovës;
- refuzimin për certifikim të subjektit politik;
- refuzimin e subjektit politik, organizatës, medium apo individ që ka aplikuar për akreditim për vëzhgues të procesit zgjedhor;
- refuzimin për mos emërimin e anëtarit të KKZ-ve;
- refuzimin për mos emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të këshillave të vendvotimit, KVV-ve
- mos përfshijë ose përjashtimi i votuesit me të drejtë vote nga lista e votuesve e VPNV-së;
Fushata zgjedhore, afatet, rastet
Brenda dyzet e tetë (48) orëve, mund të paraqitet ankesë për rastet si në vijim:
- për shkeljet e pretenduara të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët;
- ndaj shkeljeve në fushatën zgjedhore dhe njoftimit për ngjarjet politike;;
- për shkeljet e subjekteve politike në lidhje me mediat gjatë fushatës zgjedhore;
Dita e votimit - afatet - rastet
Brenda dyzet e tetë (48) orëve, mund të paraqitet ankesë për rastet si në vijim:
- ndaj subjektit politik i cili ka postuar material të fushatës zgjedhore pas afatit kohor të përcaktuar për publikim/vendosje, ose nuk janë larguar materialet e fushatave të tyre zgjedhore të vendosura brenda dhe rreth cilitdo VV ose QV në objektin e shkollës/qendrës dhe oborrin e saj;
- votuesi në lidhje me ndonjë aktivitet brenda VV-së;
- anëtar i komisionit të vendvotimit që ka vërejtje në rezultatet e shënuara në një vendvotim;
- për shkeljet e pretenduara në ditën e votimit, nga momenti i mbylljes së Qendrës së Votimit.
Rezultatet preliminare dhe përfundimtare – afatet - rastet
Brenda dyzet e tetë (48) orëve, mund të paraqitet ankesë për rastet si në vijim:
- për shkeljet e pretenduara gjatë procesit të administrimit dhe numërimit në QNR dhe QKN;
- lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ-ja;
- zyra ndaj subjektit politik për mos dorëzimin ose të dorëzimit jo të plotë ose të pasaktë të Raportit të Publikimit Financiar të Fushatës;