Departamenti për Financa dhe Shërbime të përgjithshme

Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme:

 

  • Udhëheq departamentin, menaxhon me stafin e departamentit dhe buxhetin e PZAP-së qe;
  • Planifikimi dhe përgatitja e buxhetit të PZAP-it, përpilimi dhe kontrollimi i raporteve periodike financiare, pasqyrat financiare, përcjellja e ecurisë së shpenzimeve të buxhetit në përputhje me linjat përkatëse buxhetore, për të siguruar mbarëvajtje të menaxhimit financiar dhe kontroll të shpenzimeve të PZAP-it;
  • Sigurimi dhe ofrimi i informacioneve dhe këshillave për menaxhimin financiar, procedurat dhe kontrollet financiare për Drejtorin e Sekretariatit të PZAP-it, drejtorët dhe stafin, për të siguruar (mbështetur) misionin e PZAP-it si dhe objektivat financiare;
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e të gjitha sistemeve dhe procedurave të nevojshme financiare dhe të informacionit për të siguruar realizimin efektiv dhe efikas të objektivave;
  • Sigurimi që të gjitha transaksionet dhe pagesat të regjistrohen në Regjistrin e Kontabilitetit të Thesarit dhe përcjellja e ecurisë së shpenzimeve, sipas linjave organizative dhe buxhetore;
  • Menaxhimi i rezervave të parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;
  • Sigurimi i bashkëpunimit të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm, në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit, si dhe Ofron ndihmë të përgjithshme administrative për të gjitha njësitë organizative të PZAP-it, për të siguruar funksionalitetin e tyre;
  • Përcjell dhe raporton mbi ekzekutimin e buxhetit, siguron qe shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;
  • Menaxhon me stafin, përgatit planin e punës se departamentit, cakton dhe vlerëson arritjen e objektivave, dhe siguron përmbushjen e detyrave në kuadër të departamentit;

 

 

Drejtor i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme : Nexhmije Zogaj Simnica

Tel : 038 200 81 206

Email: Nexhmije.zogaj@pzap-ks.org

Adresa: Rr “ Migjeni “ p.n Prishtinë