Departamenti Ligjor

Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Departamentit Ligjor:

  • Udhëheq dhe menaxhon me stafin, cakton objektivat e departamentit të cilat duhet të jenë në përputhje me strategjinë dhe objektivat e institucionit;
  • Kryen hulumtime dhe analizon zbatimin e Ligjit për Zgjedhjet dhe rregullave zgjedhore, standardeve dhe rekomandimet e mekanizmave vendor dhe ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me kontestet zgjedhore;
  • Jep rekomandime dhe benë hartimin e politikave ligjore dhe rregullave të tjera, të cilat kanë të bëjnë me Zgjedhjet në Republikën e Kosovës si dhe atyre që kanë ndërlidhje me mandatin e institucionit.
  • Koordinon dhe merr pjesë në hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore në bashkëpunim të ngushtë me panelin e gjyqtareve dhe njësive tjera organizative nga fushëveprimtaria e institucionit, dhe është përgjegjës për finalizimin e projekt-aktit normativ;
  • Përgatit marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet PZAP-it dhe institucioneve tjera lidhur me funksionimin e PZAP-it, në pajtim me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligjet tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës;
  • Ofron mbështetje profesionale menaxhmentit dhe panelit të gjyqtareve, siguron materialin e nevojshëm, shqyrton dhe i trajton ankesat, përgatit kërkesa për përgjigje në ankese palëve në procedure si dhe përgatit Draft vendimet lidhur me ankesat;
  • Bën monitorimin e zbatimit të vendimeve të PZAP-it, në lidhje me gjobat e papaguara si dhe inicon procedurën përmbarimore;
  • Dhënia e mendimeve juridike lidhur me përputhshmërinë e legjislacionit zgjedhor dhe përgatit propozim vendime, shkresa juridike dhe propozime të materialeve të ndryshme të kërkuara nga menaxhmenti dhe strukturat tjera të institucionit;
  • Vlerëson arritjen e objektivave për stafin vartës, dhe siguron përmbushjen e detyrave ligjore në zbatimin e ligjit dhe të dispozitave tjera nga fushëveprimi i institucionit.

 

Drejtor i Departamentit Ligjor : Tefik Mahmuti

Tel : 038 200 81 202

Email : tefik.mahmuti@pzap-ks.org

Adresa: Rr “ Migjeni “ p.n Prishtinë