Komunikatë – Seanca e datës 03.11.2019

03.11.2019

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 03.11.2019, ka shqyrtuar apelin: Anr.381/2019, i datës 02.11.2019, i paraqitur nga subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, me të cilin ka kërkuar nga PZAP-i qe të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për verifikim dhe numërim të 1806 (njëmijë e tetëqind e gjashtë) pako me fletëvotime, të dorëzuara në postë nga qytetarët (votuesit) jashtë vendit, brenda afatit ligjor te publikuar nga KQZ-ja, dhe apelin Anr. 382/2019 i datës 02.11.2019, i paraqitur nga Organizata “GREMIN”, me të cilin ka kërkuar që në bazë të aktgjykimeve të A.A.UZH.nr.20/2019 dhe A.A.UZH.nr.19/2019, të Gjykatës Supreme, të ndërmarr veprime konkrete dhe të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për të numëruar 1806 (njëmijë e tetëqind e gjashtë) pako të mbetura me fletëvotime të ardhura përmes postës.

PZAP-i ka marre vendim që të Refuzohet i pabazuar apeli Anr.381/2019, i datës 02.11.2019 i paraqitur nga subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa është hedhur i palejuar apeli Anr. 382/2019 i datës 02.11.2019 i paraqitur nga Organizata “GREMIN”.

Për më tepër informata ju mund të keni qasje në web faqen dhe llogarinë e Facebook-ut të PZAP-i për Vendimet e PZAP-it Anr.381/2019 (https://pzap.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/11/A381-2019-Vendim.pdf) të datës 03.11.2019 dhe Anr.382/2019, (https://pzap.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/11/A382-2019-Vendim.pdf) të datës 03.11.2019.