––> Komunikatë - Ankesa lidhur me anulimin e Fletëvotimeve te ardhura nga Serbia - PZAP
Kerkim i avancuar

Komunikatë – Ankesa lidhur me anulimin e Fletëvotimeve te ardhura nga Serbia

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur me datë 30.10.2019, ka shqyrtuar ankesën: Anr.380/2019 e datës 28.10.2019 të paraqitur nga subjekti politik NISMA-AKR-PD, me seli në Prishtinë, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) – Divizionit për Shërbimin e Votuesve, të datës 11.10.2019, me të cilën ka kërkuar që të anulohen si të pa rregullta fletëvotimet e ardhura nga Serbia, përmes postës, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës të datës 06.10.2019.

Ankesa Anr.380/2019 e datës 28.10.2019 HUDHET e pasafatshme.

 Për me tepër informata ju mund keni qasja në ueb faqen dhe faqen në facebook të PZAP-it për Vendimin e PZAP-it Anr.380/2019 të datës 30.10.2019.

Komunikatë - Ankesa lidhur me anulimin e Fletëvotimeve te ardhura…

30 Tetor, 2019