Komunikatë – Vendimi lidhur me fletevotimet e diaspores

28.10.2019

Komunikatë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur me datë 28.10.2019 sipas udhëzimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, duke u bazuar në Aktgjykimin A.A.-U.ZH.nr.19/2019 të datës 25.10.2019, ka shqyrtuar ankesën: Anr.375/2019 e datës 17.10.2019 të paraqitur nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, me të cilën ka kërkuar që të pranohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 4639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës.

Paneli lëndën e kthyer në ri-shqyrtim e ka vendosur brenda afatit ligjor prej 72 orëve. Ankesa Anr.375/2019, Refuzohet si e pabazuar.

Pala mund të parashtrojë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, brenda afatit ligjor prej 24 orëve, nga momenti i pranimit të vendimit nga pala, ndërsa Gjykata Supreme e  Kosovës duhet të vendosë lidhur me ankesën brenda afatit prej 72 orëve. Është në kompetence të Gjykatës Supreme se çfarë vendimi do të marrë lidhur me ankesën.

 Për me tepër informata mund keni qasje në ueb faqen dhe Facebook e PZAP-i për Vendimin e PZAP-it Anr.375-2/2019 te datës 28.10.2019.

 

Komunikatë - Vendimi lidhur me fletevotimet e diaspores

28 Tetor, 2019