Komunikatë – Seanca e Datës 25.10.2019

25.10.2019

Komunikatë

Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 25.10.2019, ka shqyrtuar ankesën: Anr.378/2019, e paraqitur nga subjektit politik Koalicioni NISMA-AKR-PD, të datës 24.10.2019, me të cilën kanë kërkuar nga PZAP-i që të aprovoj ankesën e këtij subjekti dhe te Urdhërohet KQZ-ja, që të anuloj përjashtoj nga rezultatit i numërimit ne tersi  grumbullin e fletëvotimeve të ardhura nga Serbia.

Dhe ankesën: Anr.377/2019, e datës 23.10.2019, e parashtruar nga Veton Berisha – Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me anë të së cilës ka kërkuar, që të urdhëroj KQZ-në  për rinumërim të 198 vendvotimeve, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në rinumërimin nga ana e KQZ-së, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës të datës 06.10.2019.

Te dy ankesat janë hudhur te palejuara.

Për me tepër informata ju mund keni qasja ne ueb faqe dhe faqen në facebook të PZAP-it për vendimet e PZAP-it Anr.378/2019 te datës 25.10.2019 dhe Anr.377/2019, e datës 25.10.2019

Komunikatë – Seanca e Datës 25.10.2019

25 Tetor, 2019