Konferencë me media – Fushata Zgjedhore

24.09.2019

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, sot ka mbajtur Konferencë me media, në të cilën kryesuesja e PZAP-it, znj. Gyltene Sylejmani, me anëtaret e panelit, Z. Faton Ademi dhe Z. Adnan Konushevci, kanë informuar opinion për fushatën e subjekteve politike, kandidatëve të tyre, anëtarëve të subjekteve politike dhe mbështetësve të tyre e cila fillon nesër me datën 25.09.2019 dhe përfundon më 4 tetor 2019.

PZAP-i ne këtë konference ju ka bere thirrje subjekteve politike, kandidatëve të tyre, anëtarëve të subjekteve politike dhe mbështetësve të tyre që të zbatojnë rregullat e Kodit të Mirësjelljes të të cilat janë te përcaktuara në kreun V të Ligjit për Zgjedhje te Përgjithshme të Kosovës.

Konference me media - Fushata Zgjedhore 24.09.2019-5   Konference me media - Fushata Zgjedhore 24.09.2019-2   Konference me media - Fushata Zgjedhore 24.09.2019-1