Orari i punës së Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa PZAP-it për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të cilat do të mbahen me datën 6 tetor 2019 do të jetë si ne vijim:
I. Zgjatja e orarit të punës për stafin e sekretariatit te PZAP-it ka filluar të zbatohet prej datës 28 gusht 2019 dhe do te vazhdoj deri 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pas certifikimi të rezultateve të zgjedhjeve.
II. Zgjatja e orarit të punës për ditët e rregullta të punës do të jetë nga ora 16:00 deri në ora 18:00 ndërsa të shtunave dhe të dielave si dhe për ditët e festave zyrtare nga ora 08:00 deri në ora 18:00.
III. Zgjatja e orarit të punës për ditën e zgjedhjeve me datën 6 tetor 2019, do të jetë nga ora 07:00 deri në ora 21:00.
IV. Zgjatja e orarit të punës për ditën e hanë me datë 7 tetor 2019 ( afati prej 24 orëve për paraqitjen e ankesave nga subjektet politike, kandidatet për deputet dhe palët tjera të interesit) do të jetë nga ora 16:00 deri në ora 19:00, si dhe prej datës 8 tetor 2019 deri me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve do të jetë si në piken II të këtij Njoftimi.