Komunikatë – Buletini Vëllimi 2

13.05.2019

Prishtinë, 13 Maj 2019

Komunikatë

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i ka finalizuar Buletinin e vëllimit të II-të me vendimet e PZAP-it për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura me 11 qershor 2017 dhe Zgjedhjet Komunale e për Kryetar te Komunave të vitit 2017 të mbajtura me 22 tetor 2017.

Edicioni i dytë i Buletinit përmban një numër të rasteve më të veçuara dhe më të rëndësishme të vendimeve për të gjitha fazat e procesit zgjedhore dhe pas zgjedhor përfshirë rastet e vendimeve që kanë të bëjnë me ankesat e subjekteve politike, Kandidateve për deputet për Kuvend të Republikës e Kosovës, kandidateve për anëtar të Kuvendeve Komunale, kandidateve për Kryetar të Komunave, Organizatave Jo Qeveritare, qytetarëve etj., të parashtruara lidhur me:

Para fushatën  zgjedhore, fushatën  zgjedhore, thyerjen e heshtjes zgjedhore, ditën e zgjedhjeve, administrimin e Rezultateve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Buletini do të jetë pikë referimi për ata që punojnë dhe që merren me proceset zgjedhore në Kosovë. Me rastin e përgatitjes se Buletinit të dytë jemi përkushtuar të tregojmë rezultatet kryesore të punës se PZAP-it për dy palë zgjedhjet e vitit 2017.

PZAP-i ka nxjerre vendime të rëndësishme për të gjitha fazat e procesit zgjedhor të dy palë zgjedhjeve të organizuara në Kosovë në vitin 2017, por ndër vendimet me të rëndësishme të PZAP-it janë ato me të cilat ka anuluar rezultatet votimit të raundit të parë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Parteshit dhe ka urdhëruar KQZ-në për përsëritjen e votimit për raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar në këtë komune si dhe ka anuluar rezultatet votimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Istogut dhe ka urdhëruar KQZ-në për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar në këtë komunës në Zgjedhjet Komunale të Vitit 2017.

Vendime tjera të rëndësishme të PZAP-it janë edhe:

Largimi nga lista e 10 (dhjetë) kandidatëve për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të koalicionit të komunitetit boshnjak (SDA-BSDAK), për shkak se janë të etnisë shqiptare, në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura në Vitin 2017.

Shqiptimi i dënimi më gjobë në vlerë prej 25,000.00 (njëzet e pesë mijë) euro ndaj një subjekti politik të komunitetit serb për  shkak të publikimit të një spoti zgjedhor ku bënë mesazhe kërcënuese për mos krijimin e ushtrisë së Kosovës dhe funksionalizimin e plotë të shtetit të Kosovës, në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura në Vitin 2017.

Decertifikimin nga gara të një kandidat për kryetar të Komunës në Prizren nga subjekti politik NISMA, në Zgjedhjet Komunale të Vitit 2017.

Vlen të theksohet e të përsëritet se sa është e rëndësishme që parashtruesit e ardhshëm të ankesave dhe apeleve të synojnë dorëzimin e ankesave dhe apeleve në PZAP duke përdorur këtë buletin, të konsultoj me vëmendje vendimet e PZAP-it  në rastet e ngjashme  dhe ti marrin parasysh nëse rasti i tyre mund të ketë ndonjë mundësi suksesi në dritën e rasteve të ngjashme. Duhet kuptuar qartë që parimisht e drejta e ankesës nuk mund ti mohohet asnjë parashtruesi, por do të ishte e dobishme që ata paraprakisht të njoftoheshin me buletinin e PZAP-it dhe të kenë vlerësim objektiv për suksesin e ankesave të tyre.

Qëllimi i publikimit të vendimeve të PZAP-it është t’i tregohet opinionit të gjerë se anëtarët e PZAP-it i marrin vendimet e tyre në mënyrë të pavarur dhe plotësisht transparente, duke zbatuar standardet më të larta të të drejtave të njeriut të garantuara me kushtetutë.

 

Buletinin mund të e shkarkoni ne linkun/Vegzen:

Buletini Vëllimi 2

Komunikate - Buletini Vellimi 2

13 Maj, 2019