Komunikatë për media
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, në Zgjedhjet Lokale të mbajtura me 22
Tetor 2017 për raundin e parë dhe raundin e dytë të zgjedhjeve, për shkak të shkeljes se
dispozitave të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike Mbështetësit e tyre dhe Kandidatëve,
ka shqiptuar dënime në gjoba ndaj subjekteve politike.
Gjatë këtij procesi zgjedhor PZAP-i, ka dënuar me gjoba gjithsejtë 15 (pesëmbëdhjetë) subjekte
politike në vlerë prej 257,350.00 euro, prej tyre 13 (trembëdhjetë) subjekte politike i kanë paguar
gjobat në total prej 239,700.00 euro, ndërsa 2 (dy) subjekte politike ende nuk i kanë paguar
gjobat në shumë prej 17,650.00 euro.
I. Subjektet politike të cilat janë dënuar me gjoba dhe të cilat i kane paguar ato, janë si në vijim:
1. LDK, është dënuar gjithsejtë: 78,550.00 €, Ka paguar në tersi gjobat,
2. L. SERBE, është dënuar gjithsejtë: 38,550.00 €, Ka paguar në tersi gjobat,
3. LVV, është dënuar gjithsejtë: 39,400.00 €, Ka paguar në tersi gjobat,
4. PDK, është dënuar gjithsejtë: 34,950.00 €. Ka paguar në tersi gjobat,
5. AKR, është dënuar gjithsejtë: 20,050.00 €. Ka paguar në tersi gjobat,
6. AAK, është dënuar gjithsejtë: 17,200.00 €, Ka paguar në tersi gjobat,
7. NISMA, është dënuar gjithsejtë: 6,950.00 €, Ka paguar në tersi gjobat,
8. KDTP, është dënuar gjithsejtë: 2,450.00 €, Ka paguar në tersi gjobat,
9. PDAK, është dënuar gjithsejtë: 250.00 €, Ka paguar në tersi gjobën,
10. PAI, është dënuar gjithsejtë: 250.00 €, Ka paguar në tersi gjobën,
11. LB, është dënuar gjithsejtë: 250.00 €. Ka paguar në tersi gjobën,
12. PLE, është dënuar gjithsejtë: 300.00 € Ka paguar në tersi gjobën,
13. GISDP. O.Ivanovic, është dënuar gjithsejtë: 550.00 € Ka paguar në tersi gjobën.
Gjithsejtë: 239,700.00 euro
II. Subjektet politike të cilat janë dënuar me gjoba dhe të cilat ende nuk i kane paguar ato, janë si në vijim:
14. ALTERNATIVA 15,450.00 €, Nuk ka paguar,
15. KTAP 2,200.00 € Nuk ka paguar.
Gjithsejte: 17,650.00 euro
Mjetet financiare të paguara nga subjektet politike janë transferuar në Buxhetin e Republikës së
Kosovës.
Subjektet politike në bashkëpunim me Komisionin Qendror te Zgjedhjeve me datën 15.05.2018
kanë paguar gjobat si në vijim:
1. Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK, ka paguar gjithsejte: 78,550.00 euro,
2. Partia Demokratike e Kosovës – PDK, ka paguar gjithsejte: 16,700.00 euro dhe,
3. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, ka paguar gjithsejte: 17,200.00 euro