Komunikatë për media – Buletini 2009-2016

27.04.2018

Komunikatë për medie

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i-i ka finalizuar Buletinin e I-rë me
vendimet e PZAP-it për Zgjedhjet Komunale dhe për Kryetar të Komunave si dhe për Zgjedhjet
për Kuvend të Kosovës për proceset zgjedhore nga viti 2009 – 2016.

Edicioni i parë i Buletinit tregon disa arritje të PZAP-it për periudhën e theksuar me lartë dhe
përmban disa nga rastet me të rëndësishme të vendimeve për të gjitha fazat e procesit zgjedhor
lidhur me ankesat dhe apelet e parashtruara në mbrojtjen e të drejtës zgjedhore.

Buletini do të jetë një mundësi e mire dhe e dobishme për parashtruesit e ankesave dhe të
apeleve, po ashtu edhe të botes akademike dhe shoqërisë civile, që të mësojnë se si janë
vendosur rastet e natyrave të ndryshme të shkeljeve në zgjedhje në të kaluarën nga PZAP-i dhe
këto vendime të mund të shërbejnë si mësim për tu shfrytëzuar në zgjedhjet e ardhshme ne raste të ngjashme.

PZAP-i është themeluar në vitin 2009 në bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Fillimisht
institucioni është quajtur Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – KZAP dhe përbëhej
prej 5 (pesë) anëtarëve përfshi kryesuesin, ndërsa nga vitin 2010 ka ndërruar emërtimin në Panel Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP dhe përbëhet prej 10 anëtarëve përfshi kryesuesin. Sekretariati i PZAP-it ne përbërjen e tij numëron 10 zyrtare te administratës përfshi kryesuesin e sekretariatit. Në përudhën që e mbulon Buletini, PZAP ka vendosur për 28,168 raste dhe ka shqiptuar dënime ne gjoba ne vlerë prej 922,920 €, fonde këto që i janë transferuar në Buxhetin e Republikës së Kosovës.

Ky projekt është përkrahur nga Fondacioni Ndërkombëtarë për Sisteme Zgjedhore – IFES.

Buletinin mund të e shkarkoni ne linkun/Vegzen: http://www.pzap-ks.org/?cat=123

Komunikatë për media - Buletini 2009-2016

27 Prill, 2018