Njoftim – Vendimi 1142/2017

23.12.2017

Komunikatë

PZAP-i sot me datë 23.12.2017, ka shqyrtuar dhe vendosur ankesën e parashtruar dje me datën
22.12.20147 në PZAP nga Subjekti Politik – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pas
shpalljes se Rezultateve përfundimtare te Zgjedhjeve nga ana e KQZ-se lidhur me rivotimin për
raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Istogut të mbajtura me datë: 17.12.2017.  Ankesa është shqyrtuar dhe vendosur brenda afatit ligjor prej 72 orëve, afat ky i cili ka filluar dje me datën 22.12.2017 nga ora 13:35 e i cili përfundon ditën e hënë me datën 25.12.2017 në ora 13:35.

Ndaj vendimit të PZAP-it mund të parashtrohet ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda 24 orëve prej momentit të pranimit të vendimit të PZAP-it nga pala. Ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës duhet të vendos lidhur me ankesën brenda 72 orëve prej momentit të dorëzimit të ankesës në Gjykatën Supreme. Vendimin lidhur me ankesën e gjeni të publikuara në ueb faqen e PZAP-it me nr. ZL. Anr. 1142/2017.

Njoftim - Vendimi 1142/2017

23 Dhjetor, 2017