Kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), z. Zenel Leku, priti në takim Shefen në detyrë të Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Eva Palatova, e cila prezantoi raportin e Misionit të Ekspertëve Zgjedhorë të BE-së
për zgjedhjet lokale dhe parlamentare të mbajtura në vitin 2025.Raporti përmban vetëm një rekomandim që i referohet PZAP-it, ku u bëhet thirrje institucioneve përgjegjëse të sigurojnë buxhet të mjaftueshëm për rritjen e kapaciteteve njerëzore, gjë që do të ndikonte në pavarësinë institucionale dhe në zbatimin e papenguar të mandatit ligjor.Z.Leku shprehu mirënjohjen ndaj znj. Palatova për raportin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Misionit të BE-së në avancimin e proceseve demokratike në Kosovë
, duke potencuar se PZAP përkundër vështirësive të theksuara edhe në raport, do të vazhdojë të veprojë në përputhje me ligjin për të garantuar integritetin dhe transparencën e proceseve zgjedhore në vend.

