Komunikata për Media

04.09.2024

Njoftojmë opinionin publik dhe të gjithë akteret e zgjedhjeve se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP-i) brenda afatit ligjor të paraparë me Ligjin Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, ka shqyrtuar dhe vendosur për ankesat e parashtruara në PZAP me datën 31.08.2024 nga subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kundër vendimit të KQZ-së Nr. 01/1305-2024 te datës 29.08.2024 për Miratimin e Listës së Qendrave të Votimit jashtë Kosovës, Numrin e vendvotimeve dhe numrin maksimal të votuesve.

Për informacione më të detajuara lidhur me vendimin e PZAP-it ju njoftojmë se, Vendimin Anr.01/2024 lidhur me ankesat e parashtruar siç është theksuar me lartë mund ta gjeni në Ueb Faqen Zyrtare te PZAP-it.

Ju faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!

Me respekt,

PZAP