Njoftim-Vendimet e PZAP-it lidhur me apelet për rezultatet përfundimtare

08.03.2021

Njoftim për vendimmarrjen e PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës të datës 14 shkurt 2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, njofton mediat dhe publikun se brenda afatit ligjor prej 72 orëve do të vendos lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet të subjekteve politike, kundër vendimit të KQZ-së Nr. 860 të datës 04.03.2021 me të cilin vendim në ora 11:25 ka shpallur Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura me datën 14 shkurt 2021.

PZAP-i për përfundimin e vendimmarrjes meritore lidhur me këto apele sot rreth orës 13:00 do ti njoftoj mediat dhe opinionin publik përmes një njoftimi i cili do të publikohet në faqen zyrtare dhe facebook të PZAP-it.

Kandidatet të cilët kanë apeluar vendimet e KQZ-së në PZAP do të njoftohen me kohë me vendime lidhur me apelet e parashtruara dhe kundër vendimeve të PZAP-it mund të paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda afatit ligjor prej 24 orëve nga momenti i njoftimit te tyre me vendime, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës ka për obligim që të marrë vendime lidhur më ankesat brenda afatit ligjor prej 72 orëve nga momenti i paraqitjes së tyre ne Gjykatë.

Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës janë përfundimtare.

Njoftim-Vendimet e PZAP-it lidhur me apelet për rezultatet përfundimtare

8 Mars, 2021