Kerkim i avancuar

Njoftim për Vendosjen e Ankesave për Thyerjen e Heshtjes Zgjedhore

Njoftim lidhur me ankesat e vendosura nga PZAP-i që kanë të bëjnë me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e votimit të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës të datës 14 shkurt 2021

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancat e mbajtura me datat 14, 15 dhe 16 shkurt 2021, ka shqyrtuar dhe vendosur 138 ankesa lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.

Ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, anëtarë të Këshillave të vendvotimeve, qytetarë, vëzhgues, etj.

Prej 138 ankesave të shqyrtuara, Paneli ka vendosur që t’i pranoj si të bazuara 117 ankesa, 7 ankesa i ka refuzuar si të pabazuara, 11 ankesa i ka hedhur si të palejuara, 2 ankesa i ka hedhur si të pasafatshme, si dhe 1 ankesë është tërhequr.

Përkitazi me ankesat e lartcekura, PZAP ndaj subjekteve politike ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 121,250.00 €, për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes. Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Heshtja zgjedhore, thyerja e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit-për të votuar subjektin e caktuar politik, thirrja për të votuar disa kandidatë nëpërmjet portaleve të gazetave, shpërndarja apo postimi i disa fotografive me aktivitet elektoral në rrjete sociale si Facebook, thirrje për të votuar nëpërmjet rrjetit social Facebook, bërja e fushatës me veturë 100m afër qendrës së votimit, shpërndarja e SMS për votim tek qytetarët, vendosja e banerëve me foto të kandidatëve në afërsi të shkollës, vendosja e posterëve të kandidatëve në oborrin e Qendrës së Votimit, mbajtja e fushatës gjatë ditës së votimit, etj.

Subjekteve politike iu janë shqiptuar gjoba si në vijim:

Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 42,500.00 €;

Ndaj subjektit politik LVV janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 37,500.00 €

Ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,000.00 €;

Ndaj subjektit politik AAK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 16,250.00 €;

Ndaj subjektit politik NISMA janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,000.00 €;

Ndaj subjektit politik Lista Srpska janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,000.00 €.

 

Në fund ju informojmë se janë edhe 10 ankesa të cilat ende nuk janë vendosur për arsye procedurale dhe për të njëjtat do të merret vendim ditën e enjte 18 shkurt 2021.

Njoftim për Vendosjen e Ankesave për Thyerjen e Heshtjes Zgjedhore

17 Shkurt, 2021