Njoftim – Ankesat gjatë fushatës

11.02.2021

Njoftim lidhur me ankesat e vendosura nga PZAP-i që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës te 14 shkurtit 2021

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, në seancën e mbajtur  me datën 11.02.2021 ka shqyrtuar dhe vendosur lidhur me 11 ankesa që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore.

Lëvizja Vetëvendosje! Ka paraqitur dy (2) ankesa, një (1) kundër PDK, dhe një (1) kundër AAK,

Lidhja Demokratike ka paraqitur një (1) ankese kundër AAK,

Organizata Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI) ka paraqitur 7 ankesa, tri (3) ankesa kundër AAK, një (1) ankesë kundër PDK, një (1) ankesë kundër LDK, një (1) ankesë kundër NISMA Socialdemokrate, një (1) ankesë kundër Iniciativës Qytetare “Komuniteti i Bashkuar” – Adrijana Hodzic dhe,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraqitur një (1) ankesë kundër Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Rahovec,

Prej 11 ankesave të vendosura, PZAP- i ka pranuar të bazuara 6 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar të pabazuar ndërsa 4 ankesa i ka hedhur të palejuara.

AAK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,700.00 euro,

NISMA Socialdemokrate i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 20,000.00 euro,

PDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,000.00 euro,

Gjithsejtë në seancën e sotme janë shqiptuar gjoba në shumë prej 43,700.00 euro

Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike:

Përdorimi i gjuhës se urrejtjes

Mbajtja e tubimit publik pa paralajmërim,

Shkelja e Kodit te Mirësjelljes

Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike

Vendosja e billbordeve dhe panove në prona politike dhe përgjatë rrugëve

Vendosja e shiritave të kuq në  rrugë

Largim nga lista e votuesit

Vendosja e posterëve në shtylla elektrike

Vendosja e posterave në objekte publike

Njoftim – Ankesat gjatë fushatës

11 Shkurt, 2021