Njoftim – Ankesat e vendosura që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore

08.02.2021

Njoftim lidhur me ankesat e vendosura që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës te 14 shkurtit 2021

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, në seancën e mbajtur  me datën 08.02.2021 ka shqyrtuar dhe vendosur lidhur me 9 ankesa të paraqitura në PZAP

 

Një (1) ankesë e paraqitur nga Iniciativa Qytetare “Komuniteti i Bashkuar” – Adrijana Hodzic kundër KQZ-së për mos emërimin e  anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit (komsionereve). ankesa hedhet e palejuar.

Tetë (8) ankesa kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore.

Organizata BIRN ka parashtruar 7 ankesa,

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka paraqitur 1 ankesë,

Organizata BIRN ka paraqitur 5 ankesa kundër subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), një (1) ankese kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe një (1) ankese kundër Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka paraqitur një ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje!

Prej 8 ankesave të vendosura, PZAP- i ka Pranuar të bazuara 6 ankesa ndërsa 2 ankesa i ka refuzuar të pabazuara:

AAK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 10,700.00 euro,

LDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 4,000.00 euro,

PDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,000.00 euro,

Gjithsejte janë shqiptuar gjoba në shumë prej 16,7000.00 euro

 

Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike:

  1. Përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjate fushatës zgjedhore
  2. Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike
  3. Përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës
  4. Vendosja e posterave ne rruge publike

Njoftim - Ankesat e vendosura që kanë të bëjnë me…

8 Shkurt, 2021