Njoftim lidhur me ankesat e vendosura që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës – 14 shkurt 2021
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, në seancën e mbajtur me datën 08.02.2021 ka shqyrtuar dhe vendosur lidhur me 9 ankesa të paraqitura në PZAP
Një (1) ankesë e paraqitur nga Iniciativa Qytetare “Komuniteti i Bashkuar” – Adrijana Hodzic kundër KQZ-së për mos emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit (komsionereve). ankesa hedhet e palejuar.
Tetë (8) ankesa kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore.
Organizata BIRN ka parashtruar 7 ankesa,
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka paraqitur 1 ankesë,
Organizata BIRN ka paraqitur 5 ankesa kundër subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), një (1) ankese kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe një (1) ankese kundër Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka paraqitur një ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje!
Prej 8 ankesave të vendosura, PZAP- i ka Pranuar të bazuara 6 ankesa ndërsa 2 ankesa i ka refuzuar të pabazuara:
AAK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 10,7000.00 euro,
LDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 4,000.00 euro,
PDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 4,000.00 euro,
Gjithsejte janë shqiptuar gjoba në shumë prej 16,7000.00 euro
Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike:
- Përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjate fushatës zgjedhore
- Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike
- Përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës
- Vendosja e posterave ne rruge publike