Njoftim – Vendimet e datës 26.01.2021

26.01.2021

N  J  O  F  T  I  M

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP-i), ju kërkon ndjesë përfaqësuesve të mediave të Republikës së Kosovës për shkak të pengesave që patën sot rreth orës 15:00 për tu qasë në faqen zyrtare të PZAP-it, për tu informuar me vendimet e PZAP-it lidhur me vendosjen e të gjitha apeleve të paraqitura nga subjektet politike kundër vendimit të KQZ-së, për mos certifikim të subjekteve politike dhe kandidateve.

Pengesat ishin si rrjedhojë e kërkesave të shumta në të njëjtën kohë dhe të menjëhershme të shfrytëzuesve të faqes.

PZAP-i në kohë sa më të shpejtë evitoj këtë problem duke i njoftuar mediat përmes një link-u në Facebook ku patën mundësi për qasje në vendime dhe duke e rikthyer funksionimin e ueb faqes.

 

Ju faleminderit për bashkëpunim dhe mirëkuptim.

Njoftim - Vendimet e datës 26.01.2021

26 Janar, 2021