Njoftim-Apelet e Paraqitura për mos certifikim të S.P. dhe kandidatëve

25.01.2021

N  J  O  F  T  I  M    P  Ë  R     M  E D  I  E

 

Përmes këtij njoftimi informojmë të gjitha mediat e Republikës së Kosovës e me gjerë se, PZAP-i përmes Faqes zyrtare dhe facebook të tij zyrtar, do të ju informoj në afatin më të shpejtë të mundshëm  për vendimet që do ti marrë lidhur me Apelet e paraqitura nga subjektet politike kundër vendimit te KQZ-së, për mos certifikim të subjekteve politike dhe kandidateve.

Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre apeleve nga palët në PZAP që i bie se vendimet do të merren deri nesër me date 26 janar 2021.

Ju në çdo kohë mund ti qaseni Faqes Zyrtare dhe faqes në facebook të PZAP-it për të qenë të informuar lidhur me interesimin tuaj.

 

Ju faleminderit për bashkëpunim dhe mirëkuptim,