Njoftim – Apelet e Paraqitura kundër Vendimit të KQZ-së për mos certifikim te subjekteve politike dhe kandidateve

23.01.2021

N  J  O  F  T  I  M

Për Apelet e paraqitura nga subjektet politike kundër vendimit te KQZ-së për mos certifikim te subjekteve politike dhe kandidateve.

 

 Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, njofton publikun se sot më datë 23.01.2021 deri me tani subjektet politike kane dorëzuar ne PZAP 9 apele.

  1. Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) – Për shkak mos certifikimit të Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja,
  2. Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) – Ka sjellë tre apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një Kandidatit për shkak të mos certifikimit të tij në listë nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje.
  3. PREBK, për shkak të mos certifikimit të një Kandidate nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje.
  4. Socialdemokratska Unija – Duda Balje, për shkak të ndodhjes së një Kandidate shqiptar ne listën e subjektit te saj.
  5. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK-ja, Për shkak mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.
  6. Nisma Socialdemokrate-NISMA, Për shkak të mos certifikimit të subjektit politik dhe Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.
  7. Lëvizja Vetëvendosje! Për shkak të mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.

 

Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre apeleve nga palët në PZAP.

Njoftim - Apelet e Paraqitura kunder Vendimit të KQZ-së për…

23 Janar, 2021