Njoftim për Votuesit Jashtë Kosovës
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, me qëllim të informimit të Votuesve Jashtë Kosovës me të drejte vote të cilët kanë aplikuar për tu regjistruar për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021 e qe aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, konform nenit 5 paragrafi 1 dhe 2 i Rregullit nr.2/15 të Rregullave dhe Procedurave të PZAP-së, mund të parashtrojnë ankesat ose apelet në kuptim të nenit 10 paragrafi 1 dhe 2 të kësaj rregullore në PZAP. Ankesat ose apelet mund të dorëzohen në selinë e PZAP-it drejtpërsëdrejti apo përmes postës. Nëse ankesat ose apelet janë dërguar me postë të njëjtat do të konsiderohen se janë parashtruar në datën e dërgimit në postë kur është vulosur nga posta. PZAP-i nuk do ti shqyrtoj ankesat apo apelet e parashtruara të cilat nuk janë të dorëzuara konform mënyrave të cekura më lartë dhe të njëjtat do ti konsideroj sikur nuk janë paraqitur fare e po ashtu nuk do të merr kurrfarë vendimi në raport me to e as që do të njoftoj parashtruesit në raport me ankesat apo apelet e tilla.
Ankesat mund të parashtrohen përmes formularit të cilin mund ta shkarkoni ne ueb sajtin zyrtar: www.pzap-ks.org
Gjithashtu ankesat mund te paraqiten edhe ne çfarë do letre A4 por duhet te përmbajë informatat e Parashtruesit të ankesës.
Adresa e PZAP-it është:
Rr. “Luan Haradinaj” Kati I, ish objekti i bankës së Lubjanës (ish OSBE) , Prishtinë
Faleminderit për Mirëkuptim