Komunikatë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, përmes kësaj komunikate njofton opinionin publik se subjektet politike dhe pjesëmarrësit tjerë, që kanë marrë pjesë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar ne Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës se Veriut, të mbajtura me datën 29 Nëntor 2020 dhe që kanë pasur të drejtë të ushtrojnë ankesa për parregullsitë eventuale gjatë fushatës zgjedhore, ditës së heshtjes zgjedhore dhe ne ditën e votimit, në komunat e lartcekur, njoftoheni se në PZAP, nuk është paraqitur asnjë ankesë nga asnjë pjesëmarrës që ishin të involvuar në këtë proces zgjedhor, deri në ora 19:00 me datë 30.11.2020, që ishte edhe afati i fundit ligjor, për ushtrimin e ankesave në raport me parregullsitë eventuale për ditën e votimit.