Njoftim – Gjobat e papaguara

20.01.2020

Komunikatë

PZAP-i paralajmëron subjektet politike për pagesën e gjobave të papaguara të zgjedhjeve të 06 tetorit 2019

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, ka njoftuar/paralajmëruar subjektet politike që brenda 15 ditëve kalendarike duke filluar nga data 17 Janar deri me 31 Janar 2020, të paguajnë gjobat e shqiptuara nga PZAP-i ndaj tyre për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës të 06 tetorit 2019, në të kundërtën PZAP-i do të jetë i detyruar që të zbatoj ligjin e aplikueshëm, respektivisht do të shqipton dënime shtesë për secilin vendim veç e veç, si dhe do të zbatoj ligjin e aplikueshëm të procedurës përmbarimore nr. 04/L-139

Neni 120, paragrafi 2. të LZP-së, përcakton se dështimi për të paguar dënimin apo për t’ju bindur një urdhërese të PZAP-it brenda periudhës kohore të saktësuar ne vendimin e PZAP-it është një shkelje tjetër e këtij ligji që mund të sanksionohet me dënim shtesë nga PZAP-i.

PZAP-i, në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës të 06 tetorit 2019, ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike dhe atë:

  1. Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK = 74,850.00 euro, Nuk ka paguar
  2. Partia Demokratike e Kosovës – PDK = 100,100.00 euro, Ka paguar 45,000.00 euro, Nuk ka paguar 55,100.00 euro,
  1. Lëvizja Vetëvendosje = 14,100.00 euro, Nuk ka paguar
  2. Lista Serbe = 36,500.00 euro, Ka paguar
  3. Koalicioni AAK-PSD = 89,600.00 euro, Nuk ka paguar
  4. Koalicioni Nisma- AKR- PD = 33,900.00 euro, Nuk ka paguar
  5. PREBK = 250.00 euro, Nuk ka paguar
  6. IRDK Lendrit Qeli = 1,200.00 euro, Ka paguar
  7. Koalicioni Sloboda = 5,100.00 euro, Nuk ka paguar
  8. PLE = 1,100.00 euro, Ka paguar
  9. VAKAT = 1,100.00 euro, Nuk ka paguar
  10. KDTP = 1,100.00 euro, Nuk ka paguar
  11. PG = 1,100.00 euro. Ka paguar

Gjithsejtë gjoba:                                          = 360,000.00 euro

Gjoba të paguara:                                       = 84,900.00 euro

Gjoba të papaguara:                                   = 275,100.00 euro

Te dhënat e PZAP-it janë te datës 17 janar 2020

Njoftim - Gjobat e papaguara

20 Janar, 2020