Kryesuesi i PZAP-it, z. Zenel Leku, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Jonathan Hargreaves

DSC_0035
10.12.2025

Prishtinë, 10 Tetor 2025

Kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), z. Zenel Leku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit, ata diskutuan për rëndësinë e punës së PZAP-it si dhe për sfidat me të cilat përballet ky institucion, veçanërisht gjatë proceseve zgjedhore.

Kryesuesi Leku shprehu mirënjohjen e tij ndaj ambasadorit Hargreaves për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar PZAP-it. Ai gjithashtu e informoi ambasadorin për mënyrën e funksionimit të PZAP-it, pavarësinë në ushtrimin e mandatit ligjor, profesionalizmit dhe transparencës.

Në anën tjetër, ambasadori Hargreaves falënderoi për mikpritjen dhe theksoi rëndësinë e takimit për të diskutuar rolin e PZAP-it në proceset zgjedhore. Ai shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar mbështetjen ndaj PZAP-it në adresimin e sfidave që mund të paraqiten gjatë proceseve zgjedhore.