PZAP mbanë punëtori në bashkëpunim me OSBE-në

DSC_0013
31.10.2025

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, më 31 tetor 2025, në Hotel Sirius-Prishtinë, ka mbajtur punëtorinë një ditore, me temën “Adresimi i sfidave gjatë procesit të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor 2025, dhe përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar Komune”.

 

Gjatë punëtorisë u diskutua për ecurinë e procesit të deritanishëm zgjedhor, sfidat e evidentuara, praktikat e vendimmarrjes, si dhe u prezantua plani i veprimit për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më datë 9 nëntor 2025. Gjithashtu u trajtuan çështje që ndërlidhen me buxhetin dhe planifikimin buxhetor të institucionit, në veçanti u potencuan sfidat duke shprehur shqetësimin se Qeveria e Republikës së Kosovës për herë të parë që nga themelimi i PZAP-ës, nuk e ka mbështet me buxhet shtesë për realizimin e mandatit ligjor për procesin e zgjedhjeve Parlamentare të mbajtura me 9 shkurt 2025, për procesin e zgjedhjeve lokale të mbajtura me 12 tetorit 2025, si  dhe për rundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar Komune që do të mbahen me datën 9 nëntor 2025,

 

Në përfundim të punëtorisë u nxorën rekomandime konkrete për përmirësimin e proceseve dhe rritjen e efikasitetit në punën e PZAP-ës.

 

PZAP – Prishtinë, 31 tetor 2025

DSC_0013 DSC_0026