Takim i Kryesuesit të PZAP-së me Ambasadorin e OSBE-së, z. Gerard McGurk

10.10.2025

Prishtinë, 10 Tetor  2025

Kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), z. Zenel Leku, priti në takim ambasadorin e OSBE-së. z. Gerard McGurk, me të cilin biseduan për rëndësinë dhe sfidat e PZAP-ës me të cilat ballafaqohet, në veçanti gjatë proceseve zgjedhore.
Kryesuesi i PZAP-it, falënderoi ambasadorin z. Gerard McGurk për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ofruar PZAP-ës, gjatë dhe jashtë procesit zgjedhor, si dhe vuri në dukje ushtrimin e pavarësisë, profesionalizmin dhe transparencën në punën e PZAP-ës.
Nga ana e tij, ambasadori z. Gerard McGurk, shprehu mirënjohjen për mikpritjen e Kryesuesit të PZAP-ës dhe theksoi rëndësinë e këtij takimi për të diskutuar për rolin e PZAP, duke shprehur gatishmërinë e OSBE-së, në mbështetje të mëtejme për PZAP-in, në adresimin e sfidave që mund të dalin nga procesi i Zgjedhjeve Lokale.

f38d602a-977e-4ad5-b0c9-50a44be76c4a
aae6dac6-84e1-4afb-b2d8-312d0273fed3