Takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë

DSC_00046
18.09.2025

Prishtinë, 18 Shtator 2025

Sot, më datë 18 shtator 2025, Kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), z. Zenel Leku, së bashku me U.D. Drejtorin e Sekretariatit të PZAP-it, z. Tefik Mahmuti, pritën në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Aivo Orav, me të cilin biseduan për rëndësinë dhe rolin e PZAP-ës në proceset zgjedhore.
Fillimisht Kryesuesi i PZAP-it, falënderoi ambasadorin e BE-së, z. Orav për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për Raportin e fundit të Bashkimit Evropian, për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvendin e Republikës se Kosovës të mbajtura me 9 Shkurt 2025, në të cilin është pasqyruar edhe puna e PZAP-ës.
Nga ana e tij, ambasadori i BE-së, shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe theksoi rëndësinë e këtij takimi për të diskutuar për sfidat me të cilat përballet PZAP dhe rëndësinë e adresimit të tyre. Më tej Kryesuesi i PZAP-së vuri në dukje që përkundër sfidave PZAP si institucion qëndron i përkushtuar në pavarësinë, profesionalizmin dhe transparencën në punën e tij.

 DSC_0002

 DSC_0004