KOMUNIKATË PËR MEDIA – INFORMATAT RRETH ANKESAVE

15.09.2025

📢 KOMUNIKATË PËR MEDIA

 

Prishtinë, 15.09.2025

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) njofton opinionin publik dhe mediat se për procesin ankimor që lidhet me zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 12 Tetor 2025, të gjitha informacionet relevante do të jenë të qasshme në mënyrë transparente dhe në kohë reale.

 

Për çdo ankesë të dorëzuar në PZAP gjatë procesit zgjedhor të Zgjedhjeve Lokale 2025, publiku dhe mediat mund të informohen duke vizituar faqen zyrtare të PZAP-së, në seksionin “Rasti i ankesës”, në nënfushën “Statusi i rastit”.

 

Në këtë platformë, në mënyrë të qartë dhe të përditësuar, do të publikohen informatat e mëposhtme:

 

 

 

 

 

 

 

Kështu, publiku dhe mediat do të kenë mundësinë të përcjellin në kohë reale rrjedhën e procesit ankimor dhe vendimet që merren, duke siguruar transparencë të plotë dhe qasje të barabartë në informata.

 

PZAP mbetet i përkushtuar që përmes kësaj platforme të garantojë transparencë, profesionalizëm dhe besueshmëri në trajtimin e ankesave që lidhen me procesin zgjedhor.

 

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)