Takim me Ekipën përfaqësuese të BE-së në Kosovë

15.01.2025

Kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), z. Zenel Leku dhe U.D Drejtori i Sekretariatit, pritën në takim përfaqësuesit e ekipit ligjor të Bashkimit Evropian, të kryesuar nga znj. Eirini SKOUZOU, ku për mision kanë përcjelljen e ecurisë së aspektit ligjore të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës që do të mbahen me 9 shkurt 2025.

 

Kryesuesi i PZAP-it, fillimisht falënderoi ekipin përfaqësuese të këtij misioni për bashkëpunimin e deritanishëm dhe gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Znj. SKOUZOU foli për rëndësinë e ekipit që përfaqëson në lidhje me procesin zgjedhor të 9 shkurtit 2025, si dhe  shprehi falënderim për mundësin e takimit dhe kërkoi nga përfaqësuesit e PZAP-it, shkurtimisht të njoftohet me gjendjen aktuale në ketë institucion. Kryesuesi i PZAP-it, njoftoi të pranishmit për përbërjen aktuale të panelit, duke theksuar se jemi në pritje edhe të emërimit të dy gjyqtareve nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ngase me Ligjin e ri për Zgjedhjet PZAP ka kaluar ne kuadër të KGJK-es dhe se kjo kompetencë është ne kuadër të tyre. Gjithashtu në takim u diskutua për ndryshimet e reja ligjore, për rastet e fundit të ankesave, për të cilat PZAP ka vendosur brenda afateve ligjore dhe te njëjtat janë publikuar në Web faqe të PZAP-it, kapacitetet me staf që ka Sekretariati i PZAP-it ,dhe për pa mundësinë buxhetore për angazhimin e stafit të përkohshëm në procesin zgjedhor.

Takim me Ekipën përfaqësuese të BE-së në Kosovë