Komunikatë – 24.11.2019

24.11.2019

Komunikatë

Vendimmarrja e PZAP-it, lidhur me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 392, pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës dhe ankesat lidhur me administrimin dhe rinumërimin e Vendvotimeve ne QNR.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, në seancën e mbajtur me datë 24.11.2019, ka shqyrtuar gjithsejtë 14 ankesa prej tyre një ankesë e paraqitur me datën 22.11.2019 nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, me të cilin ka kërkuar që të urdhërohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 392, pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës dhe 13 ankesa të cilat kanë të bëjnë pretendimet me administrimin dhe rinumërimin e Vendvotimeve ne Qendrën e  Numërimit dhe Rezultateve – QNR. Prej këtyre 13 ankesave 3 i ka paraqitur Lëvizja Vetëvendosje dhe 10 ankesa i ka paraqitur Koalicioni Nisma AKR – PD.

Ankesa e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje: Anr.507/2019 e datës 22.11.2019 HUDHET e palejueshme.

Ndërsa ankesat lidhur me administrimin dhe rinumërimin e Vendvotimeve në Qendrën  Numërimit dhe Rezultateve – QNR janë vendosur si në vijim:

 

5 ankesa janë pranuar të bazuara,

1 ankese është pranuar pjesërisht e bazuar,

6 ankesa janë refuzuar të pabazuara dhe,

1 ankese është hudhur e pasafatshme.

 

Aktualisht në PZAP nuk ka ankesa të pa vendosura që do të thotë se PZAP-i ka shqyrtuar dhe vendosur brenda afatit ligjor te gjitha ankesat e pranuara deri në këtë moment kur po e lëshojmë këtë komunikatë.

Për me tepër informata me shumë ju mund keni qasja në ueb faqen dhe Face boock të PZAP-i për Vendimin e PZAP-it Anr.507/2019 të datës 24.11.2019. dhe vendimet tjera nga nr. Anr. 500/2019 deri ne numrin Anr.513.