Parashtrimi i ankesës

  • qytetarët me të drejtë vote nëse u është cenuar e drejta personale e votës gjatë procesit të votimit brenda dhe jashtë Kosovës;
  • përfaqësuesit e subjekteve politike;
  • kandidati për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës;
  • kandidati për anëtar të Kuvendit Komunal;
  • kandidati i pavarur;
  • kandidati për Kryetar të Komunës;
  • anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (KKZ), dhe anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve;
  • përfaqësuesi i autorizuar i personit juridik;
  • përfaqësuesit e OJQ-ve dhe vëzhguesit e akredituar nga KQZ;
  • zyra ( Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike –KQZ )
  • të gjithë personat që kanë interes ligjorë të drejtat e të cilëve u janë shkelur ashtu siç përcaktohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, Ligjin për Zgjedhjet Lokale dhe rregullat zgjedhore.
  • emri, mbiemri,
  • adresën e personit fizik apo juridik ( adresa elektronike apo eventualisht numri kontaktues)
  • vendin (komuna, vendbanimi, Qendra e votimit, Vendvotimi ku konsiderohet se ka ndodhur shkelja e supozuar)
  • kohën (data dhe ora) kur ka ndodhur shkelja,
  • përshkrimin e shkeljes së supozuar,
  • të dhënat lidhur me kryerësin e supozuar,
  • emrin, mbiemrin, adresën e personit fizik apo juridik ( adresa elektronike apo eventualisht numri kontaktues) që e ka bërë shkeljen e supozuar,
  • provat shkresore me të cilat do të mbështeten pretendimet ankimore,
  • nënshkrimin e personit ankues.
  • dokument kopje / Jo origjinale
  • fotografi
  • video incizim/audio incizim
  • dëshmitë e dëshmitarëve të cilat duhet të përmbajnë të dhënat personale të dëshmitarit dhe nënshkrimin e dëshmitarit
  • dëshmi tjera.
  • pala për parashtrim të ankesës duhet të përdor formularin standard të PZAP-it, i cili mund të merret dhe plotësohet, sipas mundësive në vijim
  • formulari i ankesës mund të merret në Sekretariatin e PZAP-së,
  • në ueb-faqen (Info@pzap-ks.org) dhe;
  • në të gjitha qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve.
  • përjashtimisht, pala në pamundësi të përdorimit të formularit standard, mund të parashtroj ankesë duke përdorur letër të zakonshme, por që duhet të përmbajë të dhënat e ankesës siç parashihen në Rregulloren e PZAP-it, Nr.01/2024, për procedurat e parashtrimit dhe vendosjes së ankesave..
  • formulari i ankesës (shkarko) mund të plotësohet drejtpërsëdrejti sipas modelit që ndodhet në web faqen e PZAP-it, i cili më pas nënshkruhet dhe dorëzohet varësisht rastit që i përket.
Për ankuesit/votuesit brenda Kosovës
  • ankesa parashtrohet me shkrim dhe dorëzohet drejtpërdrejtë në PZAP, ose
  • përmes postës e cila duhet të ketë vulën dhe pullën postare të postës së origjinës prej cilit vend është dërguar ankesa..
Për ankuesit/votuesit jashtë Kosovës
  • përmes postës e cila duhet të ketë vulën dhe pullën postare të postës së origjinës prej cilit vend është dërguar ankesa.
  • postës elektronike: Info@pzap-ks.org. Ankesa dërgohet vetëm nga email-i personal i ankuesit, e cila duhet të jetë e nënshkruar nga personi ankues, të jetë e skanuar, dhe duhet t’i ketë të bashkangjitura dokumentet valide të lëshuara nga organet e Republikës së Kosovës të cilat e identifikojnë ankuesin.
Para fushata, afatet, rastet

Brenda njëzet e katër (24) orëve kundër vendimit të KQZ-së, lidhur me:

  • refuzimin për certifikimin e listës së kandidatëve.

Brenda dyzet e tetë (48) orëve, mund të paraqitet ankesë për rastet si në vijim:

  • personi që dëshiron të kundërshtojë një emër që mendon se nuk duhet të jetë në listën e votuesve;
  • personi që edhe pas rishikimit nga KQZ-ja, nuk është përfshirë në listën e votuesve;
  • aplikuesit jashtë Kosovës të cilit i është refuzuar kërkesa për tu regjistruar dhe përfshirë në listën e votueseve jashtë Kosovës;
  • refuzimin për certifikim të subjektit politik;
  • refuzimin e subjektit politik, organizatës, medium apo individ që ka aplikuar për akreditim për vëzhgues të procesit zgjedhor;
  • refuzimin për mos emërimin e anëtarit të KKZ-ve;
  • refuzimin për mos emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të këshillave të vendvotimit, KVV-ve
  • mos përfshijë ose përjashtimi i votuesit me të drejtë vote nga lista e votuesve e VPNV-së;

Fushata zgjedhore, afatet, rastet

Brenda dyzet e tetë (48) orëve, mund të paraqitet ankesë për rastet si në vijim:

  • për shkeljet e pretenduara të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët;
  • ndaj shkeljeve në fushatën zgjedhore dhe njoftimit për ngjarjet politike;;
  • për shkeljet e subjekteve politike në lidhje me mediat gjatë fushatës zgjedhore;

Dita e votimit - afatet - rastet

Brenda dyzet e tetë (48) orëve, mund të paraqitet ankesë për rastet si në vijim:

  • ndaj subjektit politik i cili ka postuar material të fushatës zgjedhore pas afatit kohor të përcaktuar për publikim/vendosje, ose nuk janë larguar materialet e fushatave të tyre zgjedhore të vendosura brenda dhe rreth cilitdo VV ose QV në objektin e shkollës/qendrës dhe oborrin e saj;
  • votuesi në lidhje me ndonjë aktivitet brenda VV-së;
  • anëtar i komisionit të vendvotimit që ka vërejtje në rezultatet e shënuara në një vendvotim;
  • për shkeljet e pretenduara në ditën e votimit, nga momenti i mbylljes së Qendrës së Votimit.

Rezultatet preliminare dhe përfundimtare – afatet - rastet

Brenda dyzet e tetë (48) orëve, mund të paraqitet ankesë për rastet si në vijim:

  • për shkeljet e pretenduara gjatë procesit të administrimit dhe numërimit në QNR dhe QKN;
  • lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ-ja;
  • zyra ndaj subjektit politik për mos dorëzimin ose të dorëzimit jo të plotë ose të pasaktë të Raportit të Publikimit Financiar të Fushatës;
Vendimmarrja brenda dyzet e tetë (48) orëve për rastet:

  • refuzimin për certifikimin e listës së kandidatëve.
  • refuzimin për certifikim të subjekt politik;
Vendimmarrja brenda shtatëdhjetedy (72) orëve për rastet

  • personi që dëshiron të kundërshtojë një emër që mendon se nuk duhet të jetë në listën e votuesve;
  • personi që edhe pas rishikimit nga KQZ-ja, nuk është përfshirë në listën e votuesve;
  • për shkeljet e pretenduara të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët;
  • ndaj shkeljeve në fushatën zgjedhore dhe njoftimit për ngjarjet politike;
  • për shkeljet e subjekteve politike në lidhje me mediat gjatë fushatës zgjedhore;
  • refuzimin e subjektit politik, organizatës, medium apo individ që ka aplikuar për akreditim për vëzhgues të procesit zgjedhor;
  • refuzimin për mos emërimin e anëtarit të KKZ-ve;
  • refuzimin për mos emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të këshillave të vendvotimit, KVV-ve;
  • ndaj subjektit politik i cili ka postuar material të fushatës zgjedhore pas afatit kohor të përcaktuar për publikim/vendosje, ose nuk janë larguar materialet e fushatave të tyre zgjedhore të vendosura brenda dhe rreth cilitdo VV ose QV në objektin e shkollës/qendrës dhe oborrin e saj;
  • për shkeljet e pretenduara gjatë procesit të administrimit dhe numërimit në QNR dhe QKN;
Vendimmarrja brenda nëntëdhjetë e gjashtë (96) orëve për rastet