Konferencë me media – Fushata Zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, sot ka mbajtur Konferencë me media, në të cilën kryesuesja e PZAP-it, znj. Gyltene Sylejmani, me anëtarët e panelit,  Z. Faton Ademi dhe Z. Adnan Konushevci, kanë informuar opinion  për fushatën e subjekteve politike, kandidatëve të tyre, anëtarëve të subjekteve politike dhe mbështetësve të tyre e cila fillon nesër me datën 25.09.2019 dhe përfundon më 4 tetor 2019.

PZAP-i ne këtë konferencë ju ka bërë thirrje subjekteve politike, kandidatëve të tyre, anëtarëve të subjekteve politike dhe mbështetësve të tyre që të zbatojnë rregullat e Kodit të Mirësjelljes të të cilat janë te përcaktuara në kreut V të Ligjit për Zgjedhje te Përgjithshme të Kosovës.

 

Konference me media - Fushata Zgjedhore 24.09.2019-2 Konference me media - Fushata Zgjedhore 24.09.2019-1 Konference me media - Fushata Zgjedhore 24.09.2019-5