Pyetjet më të shpeshta

  1. Çfarë është Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa?

PZAP është institucion i pavarur përgjegjës për të vendosur për ankesat dhe apelet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.

 

  1. Kush ka të drejtë të ankohet?

Të gjithë qytetarët me të drejtë vote, përfaqësuesit e subjekteve politike, anëtarët e Këshillave të Vendvotimit dhe vëzhguesit vendor kanë të drejtë të ankohen.

 

  1. Ku mund të gjej formularin e ankesave?

Formularët e PZAP-it mund t’i gjeni në qendra të votimit, në zyrat e PZAP-it, dhe në uebfaqe të PZAP-it (http://pzap.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/09/Formulari-i-Ankesave-Shqip-04042012.pdf).   Nëse nuk keni qasje në asnjërën formë, atëherë ankesën mund ta shkruani edhe në një fletë të thjeshtë.

 

  1. Çfarë informata duhet të përfshihen në ankesë?

Në ankesë duhet të përfshini informatat në vijim:

  • Emrin dhe kontaktet tuaja
  • Përshkrimin e shkeljes së supozuar
  • Datën
  • Kohën
  • Vendin e ngjarjes
  • Emrin dhe kontaktet e personit që ka bërë shkeljen e supozuar (nëse është e mundur)
  • Konfirmimin për vërtetësinë e ankesës, përmes nënshkrimit.

 

  1. Çfarë dëshmi duhet të përmbajë ankesa?

Një ankesë mund të përmbajë këto lloje të dëshmive:

  • Dokument
  • Fotografi
  • Video inqizim
  • Audio inqizim
  • Emrin dhe kontaktet e dëshmitarëve (nëse ka), apo
  • Dëshmi tjera.

 

  1. Kur duhet të dorëzoj ankesën?

Për ankesat lidhur me periudhën e fushatës: 24 orë nga koha e ngjarjes

Për ankesat lidhur me ditën e zgjedhjeve: 24 orë nga mbyllja e vendvotimeve

Për ankesat lidhur me Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve: 24 orë nga koha e ngjarjes.

Vetëm ankesat e dorëzuara brenda këtyre afateve do të konsiderohen.

 

  1. Ku duhet të dorëzoj ankesën?

Ankesën mund ta dorëzoni në kutinë postale apo në zyrën e PZAP-së, në këtë adresë:

Rr. “Migjeni” p.n. Prishtinë, Kosovë, 10000.

 

  1. Kur do të marrë përgjigje nga PZAP?

PZAP do të marrë vendim për ankesën tuaj brenda 72 orëve.

 

  1. Për çfarë ankesa mund të marrë vendime PZAP?

PZAP mund të vendos për ankesa lidhur me këto çështje:

  • Nëse subjekti politik jep informata të pavërteta rreth përshtatshmërisë së kandidatëve
  • Nëse subjekti politik shkelë Kodin e Mirësjelljes
  • Nëse subjekti politik nuk dorëzon raportin për financa në KQZ, në afatin e paracaktuar kohor, ose nëse e dorëzon të paplotësuar ose të pasaktë
  • Mosmarrëveshjet në lidhje me ngjarjet politike në vende publike
  • Apel në lidhje me procedurat në vendvotim
  • Nëse anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve të nominuar nga subjektet politike apo OJQ-të nuk i ndjekin trajnimet dhe nuk përmbushin detyrat e tyre në vendvotim siç udhëzohen nga Komisioni Komunal Zgjedhor
  • Nëse subjekti politik nuk ka larguar materialet e fushatave apo është parë duke vendosur materiale në largësi prej 100m nga vendvotimi apo qendra e votimit, 24 orë para fillimit të votimit.
  • Nëse ndonjë anëtar i Këshillit të Vendvotimit ka vërejtje rreth rezultateve të shënuara për vendvotim.
  • Administrimi i procesit të numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)
  • Personat të cilëve iu janë shkelur të drejtat në proces zgjedhor.

 

  1. PZAP mund të vendos për apelet në lidhje me këto çështje:
  • Apel mbi vendimin e KQZ-së për refuzim të aplikacionit për certifikim të subjektit politik
  • Apel mbi vendimin e KQZ-së për refuzimin e certifikimit të listës së kandidatëve të subjektit politik
  • Apel mbi vendimin e KQZ-së për të refuzuar akreditimin e ndonjë personi apo organizate si vëzhgues në zgjedhje
  • Apel në lidhje me pranimin apo refuzimin për të marrë pjesë si votues jashtë Kosovës
  • Apel mbi vendimet e KQZ-së të përmendura në nenin 122 të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme.

 

  1. Si dënohen shkeljet në zgjedhje?

Shkeljet zgjedhore, si heqja, mbulimi apo dëmtimi i posterëve, çrregullimet në tubime të subjekteve tjera politike, apo premtimet për shpërblime financiare në këmbim të votës, dënohen me gjoba deri në 50,000 EUR.

Krimet në zgjedhje, si cenimi i të drejtës për të kandiduar apo votuar, kanosja e kandidatëve, keqpërdorimi i detyrës zyrtare, apo falsifikimi i rezultateve mund të dënohen me burg, duke filluar nga 6 muaj deri në 5 vjet.

 

  1. A kam të drejtë të ankohem mbi vendimet e PZAP-së?

Po, ju mund të ankoheni të Gjykata Supreme për rastet si në vijim:

– në rast se gjoba e shqiptuar nga PZAP-i është më e lartë se 5,000 €, ose

– në rast se çështja prek një të drejtë themelore.