Komunikatë – Vendimet e PZAP-it lidhur me ankesat rezultateve përfundimtare

11.11.2019

Komunikatë

Vendimmarrja e PZAP-it, lidhur me ankesat e subjekteve politike dhe kandidateve për deputet pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 06 tetorit 2019

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, njofton opinion publik se, sot deri në ora 10:50 ka vendosur për të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatet për deputet të cilat janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve e përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ, me datën 07.11.2019.

PZAP-i me njëherë ka filluar njoftimin e palëve me vendime për ankesat e tyre.

Paneli lidhur me ankesat ka vendosur si në vijim:

PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve. Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranoj të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.

23 ankesa janë hedhur te pasafatshme dhe të palejuara.

25 ankesa janë refuzuar të pabazuara.

1 ankesë konstatohet e tërhequr.

Për me tepër informata ju mund ti qaseni Ueb Faqen zyrtare të PZAP-it.

Komunikatë - Vendimet e PZAP-it lidhur me ankesat rezultateve përfundimtare

11 Nëntor, 2019