Komunikatë – Seanca e datës 03.11.2019

03.11.2019

Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 03.11.2019, ka shqyrtuar apelin: Anr.381/2019, i datës 02.11.2019, i paraqitur nga subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, me të cilën ka kërkuar nga PZAP-i qe të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për verifikim dhe numërim të 1806 (njëmijë e tetëqind e gjashtë), pako me fletëvotime, të dorëzuar në post nga qytetarët (votuesit) jashtë vendit, brenda afatit ligjor te publikuar nga KQZ, dhe apelin Anr. 382/2019 i datës 02.11.2019, i paraqitur nga Organizata “GREMIN”, me të cilën ka kërkuar që në bazë të aktgjykimeve të A.A.UZH.nr.20/2019 dhe A.A.UZH.nr.19/2019, të Gjykatës Supreme, të ndërmarr veprime konkrete dhe të urdhërojë Komisionin Qendror te Zgjedhjeve (KQZ), për të numëruar 1806 (njëmijë e tetëqind e gjashtë), pako të mbetura me fletëvotime të ardhura përmes postës.

PZAP ka marre vendim që të Refuzohet i pabazuar apeli Anr.381/2019, i datës 02.11.2019 i paraqitur nga subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje,. Ndërsa është hedhur i palejuar apeli Anr. 382/2019 e datës 02.11.2019 e paraqitur nga Organizata “GREMIN” .

Për me tepër informata ju mund keni qasja ne ueb faqen dhe Face boock e PZAP-i për Vendimet e PZAP-it Anr.381/2019 të datës 03.11.2019 dhe Anr.382/2019, të datës 03.11.2019