Komunikatë – Takim me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve të Republikës së Maqedonisë Veriore

18.09.2019

Komunikatë

Kryesuesja e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, znj. Gyltene Sylejmani me anëtaret e panelit,  Z. Faton Ademi, Z. Rrustem Thaqi dhe Z. Adnan Konushevci si dhe me kryesuesin e  sekretariatit të PZAP-it Mule Desku, sot e ka pritur në takim anëtarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve – KSHZ-së, të Republikës së Maqedonisë Veriore Z. Enver Salihi dhe z. Isamed Selmani, zyrtar ligjor në shërbimin profesional të këtij institucioni.

Ne takim është biseduar për bashkëpunim ndërinstitucional: PZAP-it dhe KSHZ-se në lidhje zbatimin e ligjeve të aplikueshme të zgjedhjeve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë Veriore, dhe me theks të veçantë në shkëmbimin e  përvojave rreth mënyrës dhe sfidave në zgjidhjen  kontesteve zgjedhore.

Takimi u zhvillua në atmosferë të kënaqshme të bashkëpunimit profesional, ku përfaqësuesit e të dy institucioneve u zotuan dhe do të angazhohen në avancimin e këtij bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Komunikatë - Takim me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve të Republikës…

18 Shtator, 2019