Komunikatë – Seancat

13.09.2019

Komunikatë për media

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, sot ka mbajtur seancën radhës në të cilën ka shqyrtuar dhe vendosur 3 apele.

Apeli Anr. 4 të datës 10.09.2019, i paraqitur nga subjekti politik Lista serbe me të cilin ka kundërshtuar Udhëzimit Nr.965/2019, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të datës 09.09.2019, për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve (KKZ) dhe Këshillat e Vendvotimeve (KVV) për identifikimin e votuesve në vendvotime për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më datë 6 tetor 2019,

Apeli Anr. 5 i datës 11.09.2019, i paraqitur nga një kandidate, lidhur me tërheqjen nga lista e kandidatëve për deputet nga Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK) dhe,

Apeli Anr. 6 i datës 11.09.2019, i paraqitur nga një kandidat për deputet nga subjektit politik Evropska Stranka Demokratska Akcije (ESDAK).

PZAP-i, Apel-in Anr. 4 të subjektit politik Lista Serbe e ka refuzuar si të pabazuar, pasi që ka vlerësuar se vendimi i KQZ-së në raport me Udhëzimin Nr.965/2019 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të datës 09.09.2019, është i drejtë dhe i ligjshëm dhe se i njëjti është marrë me zbatim të drejtë të së drejtës materiale të theksuar në vendimin kontestues. Prandaj nuk qëndrojnë pretendimet në apel se Udhëzimi i apeluar është ne kundërshtim me nenin 90 të LZP-së dhe nenin 16 të Rregullores së KQZ-së nr. 09/2013 si dhe nenin 45 dhe 156 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

PZAP-i Apel-in Anr. 5 i paraqitur nga kandidatja për deputet nga Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK) lidhur me tërheqjen nga lista e kandidatëve e ka miratuar.

PZAP-i Apel-in Anr. 6 i paraqitur nga kandidati për deputet i subjektit politik Evropska Stranka Demokratska Akcije (ESDAK) e ka konstatuar të tërhequr apelin e tij, pasi që i njëjti para vendosjes së apelit nga Paneli,  ka paraqitur kërkesë për tërheqjen.

Per me tepër informata ju mund ti qaseni Uefaqe se PZAP-it. Adresa:

http://www.pzap-ks.org

Komunikatë - Seancat

13 Shtator, 2019