Kerkim i avancuar

Njoftim lidhur me ankesa – Rivotimi Istog

Komunikatë për medie

Dje me datë 19.12.2017 Paneli ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha ankesat e parashtruara në
PZAP nga Subjekti Politik – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), lidhur me rivotimin
për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Istogut të mbajtura me datë:
17.12.2017.

Ankesat janë shqyrtuar dhe vendosur brenda afatit ligjor prej 72 orëve, afat ky i cili ka filluar dje
me datën 18.12.2017 nga ora 19:00 e i cili përfundon ditën e enjte me datën 21.12.2017 në ora
19:00.

13 ankesa janë refuzuar si të pabazuara.
1 ankesë është hedhur si e palejuar.

Ndaj vendimeve të PZAP-it mund të parashtrohet ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës
brenda 24 orëve prej momentit të pranimit të vendimit të PZAP-it. Ndërsa Gjykata Supreme e
Kosovës duhet të vendos lidhur me ankesat brenda 72 orëve prej momentit të dorëzimit të
ankesës në Gjykatën Supreme.

Vendimet lidhur me këto ankesa i gjeni të publikuara në ueb faqen e PZAP-it nga vendimi me nr.
1128 deri te vendimi nr. 1141.

Njoftim lidhur me ankesa - Rivotimi Istog

20 Dhjetor, 2017