Njoftim 08.12.2017

08.12.2017

Komunikatë për media

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sot e ka njoftuar Zyrën e Prokurorit te
Shtetit me vendimin e PZAP-it ZL.Anr.1114/2017, te datës 27.11.2017, dhe me te gjitha shkresat e lendes me te cilin vendim PZAP-i ka anuluar rezultatet e Zgjedhjeve Lokale të 22.10.2017, për Rundin e dytë, të mbajtura me datë 19.11.2017, për Kryetar të Komunës në Istog dhe ka urdhëruar Komisionin Qendror te Zgjedhjeve (KQZ) qe ta përsërisë votimin e Rundit e dytë të Zgjedhjeve Lokale, për Kryetar të Komunës së Istogut.

Paraqitja e këtij rasti ne Zyrën e Prokurorit të Shtetit është bërë sipas detyrës zyrtare për shkak te parregullsive te konstatuara nga PZAP-i dhe se kjo lëndë mund të ketë elemente të veprës penale, veprime këto te kryera nga persona te dyshimtë te cilët kane votuar me poste nga vendet e ndryshme jashtë Kosovës për Rundin e dytë, të mbajtura me datë 19.11.2017, për Kryetar të Komunës në Istog.

Njoftim 08.12.2017

8 Dhjetor, 2017