Njoftim – Ankesat lidhur me diten e votimit

23.11.2017

Komunikatë

Ju informojmë se PZAP-i ka vendosur lidhur me te gjitha ankesat e paraqitura nga Subjektet politike për parregullsitë ne ditën e votimit për kandidate për kryetar te komunave ne raundin dyte.

Për këto parregullsi ne PZAP janë paraqitur 10 ankesa.

2 ankesa i ka paraqitur Alternativa,
4 ankesa i ka paraqitur LDK,
1 ankesë ka paraqitur LVV ne Prizren
3 ankesa ka paraqitur PDK-ja:,

Dy ankesa te Alternatives janë refuzuar.

Katër ankesa te LDK-se janë pranuar

3 ankesa për Komunën e Prishtinës dhe 1 për Komunën e Dragashit.

Për Komunën e Prishtinës është vendosur qe te rinumërohen te gjitha vendvotimet.
Ne komunën e Dragashit është vendosu qe te rinumërohen 35 vendvotime.

Prej 3 ankesave te parashtruara nga PDK-ja

2 ankesa te PDK-se janë pranuar
Një për komunën e Prizrenit dhe një për komunën e Rahovecit.

Për komunën e Prizrenit është vendosur që te rinumërohen te gjitha vendvotimet
Ndërsa për Komunën e Rahovecit është vendosur qe te rinumërohen 3 vendvotime

1 ankesë e PDK-se është refuzuar.

1 ankese e paraqitur nga LVV dhe është pranuar. Është urdhëruar KQZ qe votat e regjistruara gabimisht kandidatit për kryetar te PDK-se për Prizren ti regjistrohen kandidatit për kryetar te LVV-se për Komunën e Prizrenit.

Njoftim - Ankesat lidhur me diten e votimit

23 Nëntor, 2017