Njoftim – Lidhur me ankesat për rezultatet përfundimtare

14.11.2017

KOMUNIKATË

Prej datës 09.11.2017 në ora 12:00 deri me datën 10.11.2017 në ora 12:00, në afatin prej 24
orëve, PZAP nga kandidatet për anëtarë të kuvendeve komunale ka pranuar 495 apele të cila janë paraqitur kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura me 22 tetor 2017.

PZAP-i brenda afatit prej 72 orëve nga ora 12:00 e datës 10.11.2017 deri në ora 12:00 e datës
13.11.2017 ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha apelet e paraqitura në PZAP lidhur me shpalljen
e rezultateve përfundimtare te zgjedhjeve nga KQZ-ja.

Apele të Pranuara 177
Apele te Refuzuara 268
Apele te Hedhura si të Parregullta 47
Apele Pasafatshme 2
Apele Palejuara 1
Total 495

PZAP-i ka urdhëruar KQZ-në që të bëjë rinumërimin e 440 kutive të votimit lidhur me apelet e pranuara dhe të vendosura.

Njoftim - Lidhur me vendimet për rinumërim

14 Nëntor, 2017